Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 12:44

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi të dielen mbledhjen, ku u diskutua për informacionet e fundit lidhur me ecurinë e zgjedhjeve të pjesshme në 9 komunat e vendit.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, duke u nisur nga raportimet për ecurinë e këtij procesi, për të cilin janë ngritur 102 qendra votmi, tha se “ka një politikë për të prishur zgjedhjet në të gjitha komunat”.

Ai tha se gjatë mbrëmjes KQZ ka zhvilluar mbledhje për të plotësuar emërimin e komisionerëve të qendrave të votimit që ishin bllokuar.

Në mbledhje u diskutua për zgjedhjet në komunën Shllak dhe për vulën e humbur në komunën Finiq.

Rreth 36 mijë zgjedhës votojnë sot për të zgjedhur drejtuesit e 9 komunave të vendit.

Sipas vendimit të miratuar nga KQZ, zgjedhësit e komunave Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), të komunave Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komuna Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër), do të votojnë për kandiatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës. Në dy komuna, Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 7 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.