Lajme Shqip Saturday, 13 July 2013 14:35

Tiranë – Familja ka nisur që të lëvizë.

Në Tiranë është parë këto ditë sekseri i Familjes, serbo- boshnjaku Damir Fazlliç.

E përditshmja Sot raporton se ai është në hall për pronat e tij në Shqipëri, por edhe për borxhet e pashlyera për importin e energjisë.

E përditshmja Dita nga ana e saj raporton se biri i kryeministrit, Shkëlzeni, së bashku me një nga truprojat e Berishës, është parë duke ngarkuar në Rinas një çarter, ku kanë futur tre valixhe metalike.

E përditshmja shkruan se nuk dihet se çfarë ka pasur në valixhe, ndërkohë që çarteri ku janë futur valixhet ka pasur mbishkrime në arabisht.