Lajme Shqip Monday, 03 September 2012 18:00

Mitrovicë – Tullat dhe llaci që po investohen në veri për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë, paraqet investimin më të madh që po bëhet në gjithë Kosovën.

Këto komente i ka bërë të hënën në veri të  Mitrovicë, në oborrin e shtëpisë së Ali Kadriut, ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i PS-së, Pandeli Majko. Këto të arritura, ndërtime përbëjnë një fakt që Mitrovica mos të llogaritet më vetëm me atë zhavorrin tek ura, por të shikohet si një qytet normal.

Mitrovica nuk është vetëm bursa e stabilitetit të Kosovës , por është bursa e një stabiliteti të përgjithshëm rajonal ka thënë Majko. Sipas tij kjo që sot shohim këtu, në radhë të parë rindërtimin e shtëpive, përbën një lajm të mirë që duhet të vlerësohet prej të gjithëve. Ish kryeministri shqiptarë ka qëndruar në komunën e Mitrovicës, ku është njoftuar për situatën nga kryetari Kastrati.

Më pas bashkërisht kanë qëndruar në shtëpinë e Florent  Azemit, përfaqësues i shqiptarëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri.

Vizita ka vazhduar në Kroin e Vitakut, ku ish-kryeministri Majko dhe kryetari Kastrati kanë ndaluar në afërsi të shtëpive të Ali Kadriut. Pandeli Majko në këtë vizitë është shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Lladrovci si dhe nga vëllai i tij. (LajmeShqip.com)