Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 13:03

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e parashtruara nga mbrojtja dhe prokuroria në rastin e Zharko Veselinoviqit, i dënuar me një vit burg për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Zyra për media e Gjykatës së Apelit bën të ditur se më 20 korrik pas mbajtjes së seancës publike, këshillimit dhe votimit, Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë aktgjykimin e saj në lëndën kundër të pandehurit Zharko Veselinoviq.

“Kolegji i Apelit i ka refuzuar si të pabaza ankesat e parashtruara nga mbrojtja dhe prokuroria, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës të datës 10 korrik 2014, me të cilin i pandehuri në fjalë është shpallur fajtor për veprën penale të ri-cilësuar të pengimit në tentativë të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe është dënuar me dënimin prej një vit burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.