Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 11:02

Mitrovicë – Kanë pritur rreth njëqind vjet që të prehen në vendlindje. Eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, të dy djemve të tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, të vrarë në një pusi në Mal të Zi, do të gjejnë më në fund qetësinë e përjetshme.

Dje, mbetjet mortore të tyre i janë dorëzuar kreut të Komunës së Mitrovisë, Avni Kastratit, kurse data e rivarrimit të tyre është caktuar të jetë 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar.

Prej vitit 1916, trupat e tyre ishin ruajtur në një fshehtësi të plotë në Zhabar të qytetit verior të Kosovës. Për to në dekadat e fundit ishte kujdesur Imami i këtij qyteti, Mulla Asllan Murati.

Isa Boletini, Heroi Kombëtar i vrarë në një pusi në Ribnicë të Malit të Zi, bashkë me të dy djemtë e tij dhe bashkëluftëtarët tjerë, do të rivarroset në një ceremoni madhështore, që do të organizohet nga Komuna e Mitrovicës, në fshatin e tij të lindjes, Boletin. (LajmeShqip.com)