Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 14:01

Prishtinë-Armata Kombëtare Shqiptare deklaron se do të përdorë forcën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nëse komuniteti ndërkombëtar nuk i parandalon ato. 

AKSH i ka dërguar një email agjencive të lajmeve dhe siç raporton BIRN, AKSH deklaron se ka vendosur të riaktivizojë strukturat e saj për të mbrojtur Kosovën nga një pushtim tjetër serb.

“Shtabi i përgjithshëm i AKSH në një takim në 17 mars ka vendosur të riaktivizojë të gjitha strukturat e saj ushtarake dhe të konfrontohet me Serbinë dhe grupet e saj kriminele në Kosovë”-thuhet në mesazhin e AKSH-së.

Serbia njoftoi pak ditë më parë se do të organizojë zgjedhjet e saj lokale në 6 maj edhe në Kosovë. Ky vendim është dënuar nga qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar si një shkelje e integritetit territorial të Kosovës.

AKSH thotë gjithashtu në letrën e saj se kishte pezulluar të gjithë aktivitetin e saj kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, me shpresën që vendi do të lejohej të progresonte nga fqinja e tij jugore Serbia.

“Por për 4 vjet që nga shpallja e pavarësisë, Serbia nuk ka ndaluar së sabotuari Republikën e Kosovës. I kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë përpara se të nisë lufta dhe të parandalojnë një tjetër luftë në Ballkan”-vazhdon mesazhi i AKSH. (LajmeShqip.com)