Lajme Shqip Monday, 04 November 2013 11:26

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale për shumicën e komunave të Kosovës. 

Prishtinë

Në Prishtinë në balotazh shkojnë Isa Mustafa i LDK-së me 43,22% të votave (gjithësejtë votues 32.896) dhe Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje me 31,54% të votave (gjithësejtë votues 24.004). Partitë tjera: Agim Çeku-PDK me  10,72%; Korab Sejdiu-AKR me 6,42%; Besnik Tahiri – AAK me 4,31%; Valon Murati-LB me 1,74%; Visar Arifaj-PF me 1,53%. 

Prizren 

Në Prizren në balotazh shkojnë Ramadan Muja i PDK-së me 37,08% të votave dhe Eqerem Kryeziu i LDK-së me 25,22%. Partitë tjera: Zafir Berisha BD me 12,96%; Lulzim Kabashi AAK me 9,30%; Arbër Rexhaj VV me 6,62%; Beni Kizolli Partia Konservatore me 3,83%. 

Pejë 

Në Pejë ën balotazh shkojnë Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 40,46% dhe Ali Berisha i AAK-së me 36,03% të votave. Partitë tjera: Muhamet Halitaj PDK me 15,63%; Hivzi Muharremi VV me 4,05%. 

Gjakovë 

Në Gjakovë në balotazh shkojnë Mimoza Kusari e AKR-ë me 41,86% të votave dhe Pal Lekaj i AAK-së me 36,77%. Partitë tjera: Hajdar Beqa i PDK-së me 12,54%; Luan Gola i LDK-së me 6,97%; Arberie Nagavci e VV-së me 1,85%. 

Gjilan 

Në Gjilan në balotazh shkojnë Lutfi Haziri i LDK-së me 40,05% të votave dhe Qemajl Mustafa i PDK-së me 26,15%. Partitë tjera: Ismajl Kurteshi i VV-së me 13,83%; Rexhep Kadriu i AAK-së me 9,49%; Fitim Bislimi i Koalicioni për Gjilanin me 3,86% të votave. 

Mitrovicë e Jugut 

Në Mitrovicë të Jugut në balotazh shkojnë Avni Kastrati i PDK-së me 42,73% të votave dhe Agim Bahtiri i AKR-së me 21,84%. Partitë tjera: Mehdi Jonuzi i LDK-së me 19,95% të votave; Faruk Mujka i VV-së me 7,67%; Shaban Dragaj i AAK-së me 3,63%; Nexhmedin Spahiu i Të Pavarurit e Mitrovicës me 2,83%. 

Ferizaj 

Në Ferizaj në balotazh shkojnë Agim Aliu i PDK-së me 38,81% të votave dhe Muharrem Svarqa i LDK-së me 34,19%. Partitë tjera: Xhavit Zariqi i AAK-së me 12,05%; Faton Topalli i VV-së me 9,22%.  

Podujevë 

Në Podujevë nuk do të ketë balotazh. Atje ka fituar kandidati i LDK-së Agim Veliu me 50,07% të votave. Partitë tjera: Naim Fetahu i PDK-së me 38,80% të votave; Nexhmedin Vokrri i VV-së me 4,35%; Ismet Abdullahu i AAK-së me 4,32%. 

Suharekë 

Në Suharekë në balotazh shkojnë Sali Asllanaj i LDK-së me 34,85% të votave dhe Bali Muharremaj i AAK-së me 29,70%. Partitë tjera: Ramë Vataj i PDK-së me 29,58% të votave; Ibish Ahmeti i VV me 3,69%. 

Rahovec 

Në Rahovec në balotazh shkojnë Idriz Vehapi i PDK-së me 40,13% të votave dhe Smajl Latifi i AAK-së me 32,79% të votave. Partitë tjera: Fahredin Shehu i LDK-së me 22,27% të votave; Dervish Çadraku i VV-së me 3,07%. 

Malishevë 

Në Malishevë në balotazh shkojnë Ragip Begaj i Iniciativës Qytetare me 42,12% të votave dhe Salih Morina i LDK-së me 25,88% të votave. Partitë tjera: Isni Kilaj i PDK-së me 25,62% të votave; Alban Krasniqi i VV-së me 4,45% të votave. 

Istog 

Në Istog fitore që në raundin e parë ka shënuar Haki Rugova i LDK-së me 50,71%. Partitë tjera: Donika Kadaj e AAK-së me 28,45% të votave; Shasivar Haxhiaj i PDK-së me 16,04% të votave; Florin Dreshaj i VV-së me 2,55%. 

Klinë 

Në Klinë në balotazh shkojnë Sokol Bashota i PDK-së me 42,35% të votave dhe Fadil Gashi i LDK-së me 25,11%. Partitë tjera: Enver Berisha i AAK-së me 23,06%; Prend Buzhala i PSHDK-së me 3,90%; Avni Gashi i AKR-së me 2,97%. 

Drenas 

Në Drenas pa balotazh ka fituar kandidati i PDK-së Nexhat Demaku me 63,55% të votave. Partitë tjera: Izet Ibrahimi nga Iniciativa Qytetare me 23,97%; Izet Abdyli i LDK-së me 5,06%; Shaban Hasi i AAK-së me 3,86% dhe Rifat Demaku i VV-së me 3,56%. 

Lipjan 

Në Lipjan në balotazh shkojnë Imri Ahmeti i LDK-së me 35,56% të votave dhe Shukri Buja i PDK-së me 35,16%. Partitë tjera: Fitim Selimi i AAK-së me 20,62%; Basri Demiri i Aleanca për Lipjanin me 5,76%. 

Obiliq 

Në Obiliq në balotazh shkojnë Mehmet Krasniqi i LDK-së me 30,37% dhe Xhafer Gashi i AAK-së me 25,93%. Partitë tjera: Vehbi Sadiku i PDK-së me 20,95% të votave; Shukri Klinaku i LB-së me 16,30%. 

Fushë Kosovë 

Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së ka fituar pa balotazh me 64,08% të votave. Partitë tjera: Naser Grajcevci i PDK-së me 21,51%; Ylber Islami i VV-së me 8,32%. 

Shtime 

Në Shtime Naim Ismaili i PDK-së ka fituar pa balotazh me 50,11%. Partitë tjera: Fatmir Zymeri i LDK-së me 23,59%; Enver Ademi i VV-së me 11,19%; Xhemshir Rashiti i AAK-së me 9,73%; Osman Shahini i LB-së me 4,90%. 

Viti 

Në Viti shkojnë në balotazh Sokol Haliti i LDK-së me 37,71% dhe Nexhmedin Arifi i PDK-së me 23,69%. Partitë tjera: Salih Salihu i VV-së me 21,03%; Hafir Hoxha i AAK-së me 13,42%. 

Deçan 

Në Deçan pa balotazh ka fituar kandidati i AAK-së Rasim Selmanaj me 54,02%. Partitë tjera: Blerim Bajraktaraj i LDK-së me 34,97% të votave; Xhevdet Hasanmetaj i PDK-së me 6,86%; Bilall Hadergjonaj i VV-së me 4,15%. 

Skenderaj 

Në Skenderaj si në asnjë komunë tjetër, Sami Lushtaku i PDK-së ka fituar me 89,02% të votave. Partitë tjera: Ajnishahe Halimi e VV-së me 5,15%; Cenë Behrami i LDK-së me 2,16%. 

Kamenicë 

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Shaip Surdulli i LDK-së me 32,94% dhe Begzad Sinani i PDK-së me 32,68%. Partitë tjera: Fatmir Matoshi i AKR-së me 18,28%;  Lulzim Leci i AAK-së me 13,57%;.

 

Vushtrri 

Në Vushtrri në balotazh shkojnë kandidati i PDK-së Bajram Mulaku me 38,68% të votave dhe Muharrem Shabani i AAK-së me 22,62%. Partitë tjera: Refki Ramaj i LDK-së me 21,92%; Xhemajl Pllana i VV-së me 11,20%.  (reporteri.net)