Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 18:15

Në mesin e muajit Dhjetor pritet të dalin rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, tha se, aktualisht ka filluar skanimi i kontrolleve dhe se shumë shpejt do të publikohen zyrtarisht të dhënat e procesit “Census-AL 2011”.

Instituti i Statistikave deklaroi se, ka nisur në terren anketa e pas Censusit, që do të zgjasë për rreth tre javë dhe procesi do të shërbejë për të vlerësuar saktësinë e të dhënave që do të dalin nga Censusi.

Anketa përmban një pyetësor prej 11 pikash dhe aktualisht 106 anketues të këtij institucioni kanë filluar punën në terren për të mbledhur këto të dhëna.

Numri i zonave të censusit të përzgjedhura është 106, rreth 1% e totalit të Shqipërisë.