Prishtinë – Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk i bën përshtypje nëse në Policinë e Kosovës ka ish-pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Ai thotë se e rëndësishme është që ata në kuadër të SHIK-ut të kenë kryer punë të mirë dhe të mos kenë bërë keqpërdorime dhe krime.
Ndërkohë që krahasimet që kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa i bën policisë me UDB-në, Rexhepi e quan si një deklarim që nuk i takon profilit të lartë sikur Mustafa.
Ai ka mohuar çfarëdo influencimi që mund të kenë struktura të tilla në punën e policisë.
Rexhepi ka mohuar se mund të ketë analogji çfarë ka bërë kryetari i Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërkohë, kreu i MPB-së ka mohuar edhe ndikimet politike në rastin e arrestimit të 6 zyrtarëve komunalë të Prishtinës.
Gjashtë zyrtarë të komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.