Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 20:58

Prishtinë – Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka qëndruar dje në veri.

Ai ka takuar atje strukturat paralele dhe ka premtuar se serbët e veriut do të jenë pjesë aktive në përpilimin e platformës së bisedimeve të Serbisë me Kosovën. Vulin ka thënë se ka marrë përkrahje nga serbët e veriut për hapat e qeverisë në Beograd në raport me Kosovën. 

Para Mitrovicës, Vulin ishte në Leposaviq, ku ka hapur një ekspozitë për trashëgiminë kulturore të serbëve. Këto deklarata kanë nxitur edhe reagimin e ministrit Bajram Rexhepi, i cili ka paralajmëruar zyrtarin e qeverisë serbe se mund t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

“Nëse përdorë gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, atëherë mund t’i lejohet hyrja një apo dy herë në Kosovë, por jo gjithnjë”, ka pohuar Rexhepi. (LajmeShqip.com)