Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 21:45

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, priti raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulriche Lunacek.
Gjatë këtij takimi, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Luancek, u interesua për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, me fokus të veçantë në riatdhesimin dhe ri-integrimin e personave të riatdhesuar, për Menaxhimin e Integruar të Kufijve si dhe përgatitjet teknike për misionin vlerësues të Komisionit Evropian, i cili pritet të vijë në shtator të këtij viti.
Ministri Rexhepi e informoi raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian për progresin e arritur në fushën e legjislacionit, riatdhesimit dhe ri-integrimit, sigurinë e dokumenteve, luftën kundër krimit të organizuar si dhe Menaxhimin e Integruar të Kufijve duke e falënderuar për përkrahjen e dhënë në Agjendën evropiane për Kosovën.