Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 08:16

PRISHTINË – Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen në pikat kufitare Jarinjë e Merdar, do të paguajnë taksa e doganë.

Kështu i ka thënë KTV-së ministri Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, duke hedhur poshtë deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili pas takimit të djeshëm tha se janë marrë vesh që mallrat për serbët të kalojnë pa taksa dhe doganë nëpër këto pika kufitare.(LajmeShqip.com)