Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 14:07

Shkup – Bashkimi i tokave shqiptare ka qenë vullnet i Zotit dhe ne e kemi sot obligim t’i rikthejmë ato ashtu siç i ka falë Ai.

Kjo është deklarata bombë e kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi, dhënë në një intervistë ekskluzive gazetës “Zhurnal Plus”, që do të botohet e plotë në numrin e nesërm.

“Bashkimi i tokave shqiptare ka qenë vullnet i Allahut, andaj ne e kemi obligim që përsëri t’i rikthejmë ashtu siç kanë qenë. Unifikimi i forcave të popullit shqiptar të të gjitha niveleve do e bënë realitet Shqipërinë autentike me kufijtë që e ka krijuar Zoti. BFI me gjithë kapacitetin e saj është e gatshme t’i kontribuojë çështjes kombëtare dhe t’i përgjigjet çdolloj thirrjeje që synon bashkimin e mbarë shqiptarëve. Jam shumë i brengosur për pozitën e shqiptarëve ngase nuk mund të imagjinoj një popull të jeton në pesë shtete, nuk mund të pranojë që babai të jetojë në tokën arbërore, ndërsa vëllezërit e tij të jenë jashtë kufijve”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai flet në këtë intervistë edhe për rolin e ulemave në çështjen kombëtare, për vështirësitë e myslimanëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe mbi aktivitetet impenjative të BFI-së për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.(LajmeShqip.com)