Lajme Shqip Sunday, 17 November 2013 17:07

Në një rrëfim të pazakontë, Ilir Meta, babai i tij Rexhep Meta dhe djali Besari rrëfejnë marrëdhëniet e njeriut më të rëndësishëm të politikës shqiptare jashtë asaj që opinioni publik njeh. Në emisionin “Kontratë” të gazetares Sonila Meço, Meta rrëfen ëndrrat e tij për djalin Besarin.

Rexhep Meta: Në kohën tonë në sistemin socialist kishte një të mirë të madhe që shëndetësia për të gjitha analizat ishte falas, ndërsa edhe sot e kësaj dite me pagesë. Premtimi ka qenë falas?

 Ilir Meta: Ju e dini që vetëm 2 muaj ka qeveria e re. Berisha nuk ka bërë premtime për shëndetësinë falas.

 Por LSI ka drejtuar shëndetësinë? 

LSI është pjesë e një programi qeverie. Madje as për këto katër vite LSI s’ka bërë premtime për shëndetësi falas. Ky është një sistem që bazohet te kontributet. Por ka një angazhim për të zhvilluar një sistem universal për sa më pak tarifa, për më shumë shërbime. 

Sonila Meço: Çfarë dëshire kishte babai juaj që të bëheshit?

 Ilir Meta: Kishte shumë dëshirë që të bëhesha kampion i madh në sport. Sonila Meço: A u plotësua ëndrra juaj për fëmijët?

 Rexhep Meta: Ëndrra ime ishte që të dy fëmijët të vazhdonin universitetin. Në fillore Iliri ka qenë pak i përkëdhelur, por në klasë të pestë filloi kërkesa e llogarisë dhe unë i kam qëndruar shumë afër me dashuri dhe me kërkesa. 

Sonila Meço: Tani e kemi Kryetarin e Parlamentit… Në universitet Iliri shpërtheu fuqishëm, sa më lindi mua detyra dhe më bindte mua: shko në bibliotekë dhe më merr literaturën. 

Sonila Meço: Nga pjesëtarët e familjes Meta është më pak i proklamuar. Besari është 13 vjeç. Çfarë babai është Iliri? 

Besar Meta: Shumë i mirë. 

Ilir Meta: Thuaj ndryshe po deshe (me shaka)

Besar Meta: Jo, jo.

Sonila Meço: Çfarë ëndrrash ke për Besarin? Për momentin, se ëndrrat e mia kanë lëvizur nga Skënderbegas, kam dëshirë që t’i ngjajë Handanoviçit, portierit të Interit dhe të Sllovenisë. Ai që na pengoi të fitonim në Slloveni. Pastaj ëndrrat ndryshojnë rrugës. 

Sonila Meço: Ke ëndrra të tjera?

 Besar Meta: Në fillim kam menduar si babai, tani kam mendim tjetër. Dua të bëhem gjykatës ose avokat.

 Ilir Meta: Hera e parë që e dëgjoj se më përpara më thoshte inxhinier. Sonila Meço: Është personi që i besoni më shumë në familje? 

Besar Meta: Jo më shumë i besoj mamit. 

Sonila Meço: Kështu ka qenë edhe Ilir Meta?

Ilir Meta: Gjithmonë kështu janë fëmijët. Më shumë me mamin, se babi s’di të gatuajë e shumë gjëra të tjera. 

Sonila Meço: Por di të bëjë ca të tjera, për shembull?

Besar Meta: Di të luajë futboll, babi është tolerant. 

Sonila Meço: Sa jua ka ndryshuar jetën Besari? 

Ilir Meta: Besari është i paparë sepse ai ndryshon nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Është jashtëzakonisht i qetë, nuk grindet me asnjë njeri. Të gjithë shokët e duan shumë se është shumë i dashur dhe shumë i edukuar. Kam besim të plotë tek ai dhe prandaj nuk i bëj presion për këtë ose atë. Jam i bindur që është në rrugën e duhur. Nuk është shumë i pasionuar pas politikës, madje më pëlqen. Kjo tregon se ka të gjithë mundësitë që të kemi një diskurs më të pavarur.

Sonila Meço: E kuptoni më shumë babain tuaj tani që jeni bërë baba vetë? 

Ilir Meta: Sigurisht që e kuptoj. Janë kohë të ndryshme, por raportet mbeten të njëjta. /shekulli/