Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 08:40

Tiranë – Marreveshja mes Italise, Greqise dhe Shqiperise per projektin e gazsjellesit  Trans Adriatik Pipeline (Tap), qe do te lidhe keto vende do te nenshkruhet ne Nju Jork diten e premte nga perfaqesues te tre vendeve.

Lajmin e ka dhene nje burim ministror italian, qe citohet ne anonimat nga agjenia e lajmeve Reuters.

Nderkohe qe konfirmohet nga Ministria e Jashtme, sipas te ciles ” te premten me 28 shtator ne Nju Jork, Ministri yne i jashtem Panariti, me homologun grek Avramopulos dhe ate italian Terzi, firmosin marreveshjen per gazsjellesin TAP”

“Firmosja do te behet ne Nju Jork ku perfaqesues te larte te tre vendeve do te jene te pranishem ne nje mbledhje te OKB-se”- ka thene i njejti burim.

Per projketin eshte interesuar Enel, qe per momentin eshte ende duke vleresuar projektin per investim. Partneret e TAP jane EGL e Zvicrës (42.5 për qind), Statoil i Norvegjisë (STL.OL) (42.5 përqind) dhe E. ON Ruhrgas i Gjermanisë (15 për qind).(LajmeShqip.com)