Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 12:16

-Rezultati nё Tiranё pёr kryetar komune varet nga numёrimi i votave tё kontestuara.

-Socialistёt thonё se zgjatja e proçesit tё numёrimit ka pёr qёllim vjedhjen e fitores sё tyre.

-Monitoruesit thonё se votimi ishte i drejtё dhe vёzhgimi po vazhdon.

TIRANË (Reuters) – Presidenti i Komisionit Europian ka anuluar vizitën e planifikuar pёr në Shqipëri, pёr shkak tё protestave shqetёsuese qё u mblodhën jashtë selisë së komisionit të zgjedhjeve të enjten në pritje tё rezultatit tё një gare të ngushtë për kryetar bashkie tё Tiranёs.

“Tensioni pas zgjedhjeve bashkiake tё 8 majit, tё vёzhguara nga afër nga Bashkimi Evropian si një tregues për përshtatshmërinë e Shqipërisë për statusin e kandidatit të BE-sё, bëri qё Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso të anullojё visitёn pёr ditёn e premte,” deklaroi tha zyra e tij.

“Sigurisht qё koha mё e pёrshtatshme pёr Z. Barroso pёr tё vizituar Shqipёrinё, ёshtё kur tё gjitha energjitё politike tё Shqipёrisё tё jenё plotёsisht tё pёrqёndruara nё çёshtjet e integrimit evropian,” deklaroi pёr shtypin Ministri i Jashtёm shqiptar Edmond Haxhinasto.

Zёdhёnёsi i Barroso-s, Michael Karnitschnig tha se presidenti do ta vizitojё vendin kur klima politike tё jetё e pёrshtatshme pёr tё diskutuar çёshtjet e BE-sё.

“Nё rrethanet e tanishme bisedime tё tilla nuk janё tё mundshme… Ne duam njё konsensus politik kombёtar. Nё momentin qё do tё shohim njё atmosferё konstruktive nё Shqipёri, ne do tё udhёtojmё menjёherё drejt saj.”

Shqipёria e cila ka mё pak se 20 vite demokraci, mё pёrpara ka qёnё njё vend ksenofobik stalinist. Ajo ka pёsuar njё kaos nё vitin 1997 ku mijёra njerёz vdiqёn mbas rёnies sё skemave piramidale, tё cilat humbёn kursimet e njerёzve.

VOTAT E KONTESTUARA, PJESA VENDIMTARE

Nё afёrsisht rreth çerek milion vota tё hedhura nё Tiranё, Edi Rama kishte fituar me vetёm 10 vota mё shumё. Por numёrimi i votave tё sakta por tё hedhura nё kutinё e gabuar ёshtё ende nё proçes. Deri mё tani Lulzim Basha kryeson me 24 vota. Akoma vazhdojnё tё jenё 37 raste tё votave tё panumёruara dhe vёzhguesit thonё se rezultati do tё bёhet i ditur vetёm pёr disa ditё.

Disa mijëra përkrahës socialistё protestuan jashtë zyrave të komisionit zgjedhor për ditën e dytë nё vazhdimёsi  duke thënë se fitorja e tyre zgjedhore po kёrkohej qё tё vidhej. Disa prej tyre janё pёrleshur me policinё e cila ishte rreshtuar pёrpara ndёrtesёs pёr tё parandaluar hyrjen e parlamentarёve socialistё. Lajmet raportojnё se nё disa qytete ku socialistёt kanё fituar kanё dalё nё protest nё shenjё mbёshtetjeje pёr ngjarjet nё Tiranё. Në Shqipёrinё veriore dhe qёndrore mbështetësit socialist kanё djegur gomat e makinave dhe bllokuar rrugët në shenjë proteste kundër ndryshimit të rezultatit fillestar nё Tiranë.

Rama ka akuzuar komisionin zgjedhor  tё caktuar nga parlamenti për vjedhjen e votave. Duke i bërë thirrje popullit për t’ju bashkuar revoltës sё tyre në rrugë, ai akuzoi qeverinë për abuzimin e vullnetit të popullit.

“Pas këtij akti Shqipëria nuk është më vendi që ishte, pasi ky veprim asgjeson atё pak bashkёjetesё tё brishtё demokratike qё ekzistonte midis qeverisё dhe opozitёs,” tha Rama nё njё deklaratё.

Arben Ristani, kryetari i komisionit të zgjedhjeve, mbrojti proçesin e numërimit duke thënë se të gjitha votat e hedhura duhet të numërohen.

Basha, Partia Demokratike sfidant për afat të katërt Rama si kryetar i bashkisë Tiranë, bëri thirrje për qetësi për të ndihmuar në numërimin e votave humbur dhe të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Basha, sfidanti i Partisё Demokratike pёrballё Edi Ramёs nё mandatin e tij tё katёrt pёr kryetar bashkie nё Tiranё, bёri thirrje pёr qetёsi pёr tёndihmuar nё numёrimin e votave tё humbura dhe pёr tё shpallur rezultatin pёrfundimtar tё zgjedhjeve.

“Kandidati tjetёr ka vendosur tё mos respektojё proçesin. Dhe nё vёnd qё tё respektojё rregullat e ligjit, ai preferon qё tё ndjekё  rregullat e rrugёs,” tha Basha.

Vëzhguesit e jashtëm kanë thënë se zgjedhjet për kryetar komune ishin konkurues dhe transparente, por e dëmtuar nga lufta politike dhe mosbesimi. Ata kanё shtyrё largimin e tyre deri nё pёrfundim tё proçesit tё numёrimit.