Lajme Shqip Friday, 21 December 2012 17:05

Prishtinë – Burime diplomatike kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Konfirmimi për këtë njohje pritet që në adresë të Qeverisë së Kosovës të bëhet brenda pak ditësh.

Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës.(LajmeShqip.com)