Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 09:01

Prishtinë – Republika e Beninit është shteti i 80-të që ka njohur shtetin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Beninit.

Njohja nga Benini i është dorëzuar Pacollit nga presidenti i Beninit, Yayi Boni, gjatë një takimi zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të Pacollit në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veç e veç, thuhet një njoftimin e Zyrës së zëvendëskryeministrit, Pacolli.

Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milionë banorë.