Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 11:12

Prishtinë – Ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, e ka quajtur të rrezikshme tendencën e Serbisë për mosimplementimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.  

Reka ka thënë se Serbia është duke tentuar ta kthejë nga fillimi procesin negociator. “Takimet e fundit në Bruksel dëshmojnë një përpjekje të re të Serbisë për ta kthyer procesin negociator që nga fillimi, edhe pse më 19 prill është arritur marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës”, ka thënë Reka për “Epokën e Re”.

Në këtë kontekst, Reka ka kërkuar nga Bashkimi Evropiandhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’ua imponojnë palëve në dialog implementimin e marrëveshjes së 19 prillit.