Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 13:58

Prishtinë – Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk do të dështojë, përkundër problemeve në veriun e vendit. Sipas tij pritet të ketë afat shtesë për atë pjesë të Kosovës dhe për këtë po zhvillohen bisedime me Unops-in dhe Eurostat-it.

Ibrahim Shabani kryeshef i Entit të Statistikave, tha se deri më 10 prill janë regjistruar 1.5 milionë qytetarë.

Ministri i administratës publike u bëri thirrje të gjithë banorëve të Kosovës që t’i përgjigjen ftesës për regjistrim në këto tri ditë të mbeutura deri në fund të procesit. Jagxhillar tha se procesi i regjistrimit të popullsisë është shumë i rëndësishëm sepse do të ofrojë statistikë reale për popullsinë e Kosovës dhe do ti ndihojë në rrugën drejt integrimit në BE. Ndërkaq duke folur rreth problemeve në veriun e vendit, ministri Jagxhillar tha se ekziston dëshira që edhe atje procesi të fillojë dhe se për këtë janë duke u konsultuar me UNOPS-in dhe Eurostatin.

Ibrahim Shabani kryeshef i entit të statistikave tha se deri më 10 prill janë regjistruar 1.5 milionë qytetarë. Sipas zyrtarëve të lartë qeveritar procesi i regjistrimit do të përfundojë më 15 prill, ndërsa që për veriun e Kosovës, pritet të ketë afat shtesë.