Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 15:16

Tiranë – Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka rrëzuar 2 kërkesat e gjeneralëve Abaz Lleshi, Dhori Spirollari për pezullimin e dekretit të presidentit të republikës Bujar Nishani i cili i shkarkoi nga detyra 1 muaj më parë.

Vednimet për mos nisjen e gjykimit në lidhje me pezullimin e dekreteve të presidentit janë dhënë nga gjykatëset Fahrije Bundo dhe Enkelejda Metaliaj me argumentin se Lleshi dhe Spirollari nuk janë paraqitur në seancë.
Ndërsa mbetet ende në shqyrtim kërkesa e general Sandër Lleshit, e cila pritet të shqyrtohet më dt.9 Korrik. Tre gjeneralët pas shkarkimit akuzuan publikisht për shkarkimin e tyre ministrin e mbrojties Arben Imami, shkruan Shqiptarja.
Gjithashtu me anë të një komunikimi publik me mediat gjeneralët i kërkuan Nishani i cili ka njëkohësisht dhe postin e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të mos bëhej palë e këtij procesi ilegjitim.
Ata argumentuan asokohe se shkarkimi i tyre ishte i pargumentuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ishte një hakmarrje e Imamit pasi ata kishin denoncuar shkelje flagrante në forcat e armatosura.