Lajme Shqip Thursday, 06 September 2012 13:36

Tiranë – Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker deklaron se javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë, e cila duhet të demonstrojë reformat e arritura.

“Shresojmë të shohim përparim në reforma dhe respektim të pavarësimit të institucioneve”, u shpreh Reeker.

Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u dha në një konferencë për media me Kryeministrin Sali Berisha, pas takimit me këtë të fundit.

Reeker u shpreh se Shqipëria është një partner i besueshëm për SHBA-të, ndërsa theksoi se në takimin me Berishën u fol për perspektivën europiane të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në rajon. (LajmeShqip.com)