Lajme Shqip Friday, 24 August 2012 14:25

Tiranë – Kreu i qeverise, Sali Berisha ka deklaruar sot se mazhoranca do dorezoje kerkesen per referendum popullor për heqjen e imunitetit, brenda dy javeve te para te shtatorit.

Gjate nje konference per shtyp nga kryeministria, Berisha ka thene se shumica eshte e vendosur per te shembur murin e korrupsionit dhe heqjen e imunitetit, gje te cilen opozita nuk e do.

“Shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike duan që zyrtarët të jenë pa imunitet dhe do të ishte një përgjegjësi shumë e rëndë t’i privoje ata nga shprehja e verdiktit të tyre. Jam këtu për t’ju ftuar se deputetet e mazhorancës do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit brenda dy javëve të para të shtatorit”- tha ai.

Sipas tij, tre mundësi njeh neni i Kushtetutës, që autorizon KM për të drejtën për të kërkuar mbajten e referendumit, 50 mijë qytetarë, 1/5 e parlamentit.

“Në mënyrë qesharake socialistët u thanë shqiptarëve, ne e heqim, por nuk e votojmë. Nuk besoj të ketë në histori një rast analog me të që një forcë politike të mos votojë vetë draftin me amendamentet e tij. Socialistët spekulojnë kur thonë se edhe po të hiqet imuniteti do ketë korrupsion. S’ka hipokrizi më të madhe se të derdhësh lot për të papunët, kur u thua atyre se pasuritë e mia nuk preken, packa se ato konkurojnë konkurencën e ndershme, nëpërmjet fshehjes së taksave falimentojnë ndërmarrje që nuk fshehin taksat”- tha Berisha. (LajmeShqip.com)