Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 09:06

Prishtinë – Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Philip T. Reeker sot do ta vizitoj Kosovën, ku pritet që të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve.

Gjatë vizitës në Kosovë, zëvendës-ndihmës sekretari Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.