Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 13:01

Prishtinë – Një mesazh i prerë dhe i qartë i Washingtonit zyrtar është përcjellë sot në Prishtinë, pas zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

Zv/Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Philip Reeker, ka deklaruar sot në Prishtinë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kurse çështja e integritetit të saj territorial është e sqaruar përfundimisht.

Ajo që mbetet ta bëjmë tash është që të përqendrohemi në shtrirjen e rendit dhe të ligjit në mbarë Kosovën, e edhe në veri, ka thënë prerë, zyrtari i lartë amerikan.

Zv/Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Philip Reeker, po qëndron sot në nnjë vizitë zyrtare në Prishtinë, ku po takon zyrtarë të lartë të vendit, ndërkohë që do ta vizitojë edhe Manastirin e Graçanicës. (LajmeShqip.com)