Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 14:46

Tiranë – Kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritej të merrej vendimi për masen e kompensimit të energjisë elektrike dhe telefonisë për personat me aftësi te kufizuara,të verbër e paraplegjikë kanë protestuar para Kryemistrise duke i kerkuar qeverise te mos tallej me ta pasi kishin mesuar reduktimin e kompensimit.

“Vendimi që pritet të dalë jep 20 mijë lekë për drita, 10 mijë lekë për telefonin dhe grupit të dytë i jepen vetëm 14 mijë lekë. Pra zbritet në të vërtetë përfitimi real në 64 kilovat në muaj”, thotë Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së personave me Aftësi të Kufizuar.

Një paraplegjik ka mbërritur nga Elbasani për të treguar se ka paguar 11 500 lekë faturën e CEZ-it për muajin prill, pasi vendimi i kompensimit nuk ishte marre sipas ligjit te ri.

“Unë kam paguar vetëm për muajin prill 115 mijë lekë ndaj ju bëjmë thirrje ta rishikoni vendimin ose na ktheni atje ku ishim. Ne kishim shpresë që do të mbanit premtimet dhe do të na jepnit akoma më shumë. Po ju na hoqët ligjin e strehimit, të rimbursimeve, tani çfarë u ka mbetur gjë tjetër për të na hequr?”, thotë i moshuari me aftësi të kufizuara.

Të revoltuar per reduktimin e kompensimit per energjine elektrike dhe per telefonine, paraplegjike dhe te verber i kujtojne zotit Bode se ne Parlament kishte premtuar se ndryshimi i ligjit nuk do te reduktonte por do te shtonte masen e kompensimit.

“Ministri i Financave në seancën parlamentare të 15 marsit, i cili ka deklaruar se ky ndryshim i ligjit nuk bëhet për të prekur përfitimet, por për t’i shtuar ato, se ndryshimi i ligjit bëhet për të shmangur abuzimin. Por zoti ministër i Financave nuk thotë një të vërtetë, që në listat tona janë mbi 1 mijë kompani biznesi, të cilët nuk janë të verbër, nuk janë paraplegjikë”, thotë Tafaj.

Personat me aftesi te kufizuara shprehen se ndihen te ofenduar dhe te fyer nga qeveria me reduktimin kompensimit në 2000 leke per energjine dhe 1000 leke per telefonine, kur me ligjin e meparshem u kompensohej ne masen 80 % fatura e CEZ. (T.Ch)