Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 11:16

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se është fakt botërisht i ditur se UÇK-ja ka bërë luftën më të pastër që njeh historia.

Reçica ka thënë se të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për arritjen e lirisë dhe krijimin e shtetit do të dalin të pafajshëm meqë akuzat e Dik Martit, Karla Del Pontes dhe të tjerëve bazën e kanë tek dezinformatat e shërbimit sekret serb.

Reçica ka paralajmëruar se gjatë këtij viti Kuvendi i Kosovës do ta miratojë Rezolutën për dënimin e gjenocidit dhe krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Ai në një intervistë për Epoka e Re ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës PDK-LDK, duke thënë se është koalicion i fuqishëm jo vetëm për nga numrat, por edhe për nga struktura.