Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 11:27

Prishtinë – Serbia do të provojë të bëjë shumë manovra për të penguar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel – do të ketë hezitime, përpjekje për bllokimin e planit për zbatim, do kërkohen bisedime të reja, ku gjithashtu do të shtrohen kërkesa të reja dhe kërkesa të tjera për koncesione të reja. Kështu tha në një intervistë për Radio Kosovën publicisti, gazetari dhe eksperti më i njohur gjerman për çështjen e Ballkanit, Erich Rathfelder.

“Sa i përket Kosovës, ende nuk është përjashtuar rrezikun që kanoset nga krijimi i një republike serbe në Veri të Kosovës, sipas modeli të Bosnjës, thotë Rathfelder.

Ai ka thënë veç tjerash se Kosovës i kanoset ende rreziki i krijimit të  një“Republike serbe” në Veri të Kosovës,

“Sa i përket Kosovës, ende nuk është përjashtuar rrezikun që kanoset nga krijimi i një “Republike serbe” në Veri të Kosovës, sipas modeli të Bosnjës. Nëse dikush mund të më sigurojë mua se nuk do të krijohet një republikë e tillë në veri, vërtet do të isha shumë i lumtur dhe i gëzuar. Personalisht nuk shoh te jetë tejkaluar ky rrezik duke u nisur nga konstolacioni ekzistues, pasi në këto raporte ekzistuese, është shumë vështirë të ketë zbatim të suksesshëm të marrëveshjes në formën ashtu siç është arritur ajo”, tha Rathfelder.