Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 10:25

Prishtinë – Zyrtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, as që dëshirojnë të flasin për rastin e deputetit Fatmir Limaj.

Shumë ftohtë, ata nuk i janë përgjigjur gazetës “Express” se çfarë aktualisht është duke bërë EULEX-i për këtë rast.

Por, jo vetëm gazetës, ky mision nuk i jep përgjigje se çfarë është duke ndodhur .

Edhe Tomë Gashi, avokat i Limajt, ka thënë se deri më tash as ai dhe as klienti i tij nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë dokument nga EULEX-i.

Por, sipas avokatit, rasti Limaj ka të bëjë kryekëput me çështje politike.