Prishtinë-Në Gjykatën e Qarkut sot po vazhdon shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor kundër deputetit Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij.
Në këtë seancë pritet të trajtohet besueshmëria e provave të dëshmitarit “X”. Sipas avokatit mbrojtës Tahir Rrecaj pas një ekpertize grafologjike rezulton se ditari i dëshmitarit kryesor është shkruar nga të paktën katër persona.
Ndërkohë Shoqata Atlantiku ka reaguar ndaj gjykimit në “rastin Kleçka”, duke thënë se ai është proces politik i montuar nga qarqet anti-shqiptare dhe po jetësohet duke i persekutuar ish-ushtarët e UÇK-së.
Gjithashtu ata thonë se ky proces është i ndikuar politikisht dhe shprehen të gatshëm t’iu dalin në mbrojtje me çdo kusht nëse nuk mbyllet procesi sa më shpejtë.
Shoqata Atlantiku ka selinë në Nju Jork dhe në përbërjen e saj ka ish-ushtarë të Batalionit Atlantiku dhe një numër të madh kontribuesish dhe përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (LajmeShqip.com)