Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 16:12

Tiranë – Kreu i misionit të Bashkimit Europian për vendosjen e ligjit në Kosovë, EULEX, shprehu sot vlerësime për bashkëpunimin me shtetin shqiptar për çështjen e “Dic Marty”.

MPJ bëri të ditur se ‘kreu i misionit të BE-së në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac, në një letër falenderimi drejtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, vlerëson mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga senatori Dick  Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës, datë 7 janar 2011″.

Ai shton se EULEX mirëpret angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një bashkëpunim të plotë me këtë investigim.

Gjithashtu, De Marnhac i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të diplomacisë shqiptare  për të vizituar së shpejti Tiranën zyrtare.