Lajme Shqip Saturday, 28 September 2013 14:16

Në raportimin vjetor të publikuar në Independent News Balkan Agency mbi abuzimet e fëmijëve dhe të miturve , Shoqëria Ndërkombëtare për Prandalimin e Abuzimit të Fëmijëve dhe Neglizhimin e tyre , ka publikuar raportin vjetor në Kongresin që po mbahet në Honolulu të shtetit amerikan Hawai.
ISPCAN , kërkon një hetim dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve në vendet e Evropës Juglindore . Këshillon këto vende që të mos neglizhojnë fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe të miturve.
Në raportin e shkëputur nga Përmbledhja e punimeve të Kongresit të 18-të Ndërkombëtar që po mbahet në Hawai , kemi raportin për Ballkanin ku është konkluduar se :
“Në vendet e Evropës Juglindore ekzistojnë grupe që kanë abuzuar sistematikishtë seksualisht fëmijët .Ata që kanë kryer në mënyrë të organizuar aktet e dhunës seksuale janë kategoritë si : miqët , familjarët , mësuesit , punëdhënësit dhe priftërinjët.”
” Në vitin 2010-12 ne kemi marrë raporte për 227 raste të abuzimit seksual të të miturve kryesisht nga shtetet e Europës JugLindore.”
Serbia , Shqipëria dhe Kosova , me rastet më të shumta të abuzimit seksual të fëmijëve.
Sipas ISPCAN në Kosovë kemi 48 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga, priftërinjtë, mësuesit dhe banorët pranë.
Në Shqipëri 39 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga, priftërinjtë, mësuesit dhe banorët pranë.
Ndërsa udhëheq Serbia me 62 raste të raportuara të abuzimit seksual të fëmijës të përdhunuar nga priftërinjtë, mësuesit dhe familjet.
“Fatmirësisht” Kosovën dhe Shqipërinë e dallon nga vendet fqinje vetëm fakti se asnjë raportim nuk është bërë për abuzime nga ana e familjarëve.
ISPCAN, vlerëson gjithashtu se ekzistojnë shumë raste të tjera të paraportuara për shkak të mentalitetit të frikës dhe injorimit nga shoqëria që përballen viktimat.
Shoqëria Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve dhe neglizhimi (ISPCAN), synon të rrisë vëmendjen ndaj fenomenit të abuzimit të fëmijëve dhe të insistojnë për hetime i ndaj kateogrive që kanë prodhuar rastet e njohura të abuzimit ./Zëri/