Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 11:18

Edhe kësaj radhe, Kosova renditet e 112-ta në mes të 183 shteteve të botës nga Transparency International, së bashku me Egjiptin, Moldavinë, Senegalin, Vietnamin dhe Algjerinë. Kjo organizatë ka bërë sot publik raportin vjetor mbi shkallën e korrupsionit në nivel global. Me një vlerësim prej 2.9 pikësh, Kosova renditet më poshtë në listën e kësaj organizate, në krahasim me vendet e rajonit.

Shqipëria ka hyrë në vendin e 95-të, Kroacia e Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të, Maqedonia renditet e 69-ta,Serbia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të. Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur më poshtë në krahasim me vendet e rajonit, duke u klasifikuar në vendin e 110-të.

Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë pësuar ndryshime në renditje,Mali i Zi ka shënuar përparim, kurseSerbia dhe Maqedonia kanë shënuar kthim prapa. Në nivel global, Zelanda e Re ka zënë vendin e parë në raportin e Transparency International, kurse në katër vendet e fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania. (REL)