Bruksel-Në takimin e minsitrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, është konfirmuar vazhdimi i pranisë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë.
“Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe një rivendosje e plotë e lirisë së lëvizjes. Për këtë, duhet të ruajmë praninë aktuale të KFOR-it. Ne do ta reduktojmë atë vetëm nëse këtë e lejojnë rrethanat, dhe kur të vjen koha e duhur”, tha në një konferencë për gazetarë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Ai ka thënë se për veriun duhet gjetur zgjidhje politike. “Situata aktuale në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Për këtë arsye, i inkurajojmë edhe Beogradin edhe Prishtinën që të angazhohen në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje afatgjate”, ka thënë Rasmussen.
Në Bruksel ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, filluan sot diskutimet për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Dje, ata kanë nisur takimin për shqyrtim, kishin zonat tjera ku është angazhuar NATO, me fokus të veçantë Afganistanin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmuisen, në nisje të takimit, shprehu mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke paralajmëruar se edhe veriu do të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.