Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 14:02

Prishtinë – Ish këshilltari special për çështje të sigurisë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Ramë Maraj, në një prononcim publik sot ka mohuar të gjitha akuzat, që i janë bërë kohët e fundit se ai është udhëheqës i organizatës së ashtuquajtur Sigurimi i Atëdheut. Ai tha se asnjëher nuk ka qenë pjestarë i një organizate të tillë. Sipas tij, spekulimet se ai ka udhëheqë të ashtuquajturin Shërbim Informativ i LDK-së, “Sigurimi i Atdheut” kanë filluar në një gazetë serbe “Svedok në vitin 2003.

“Jam i gatshëm në çdo mënyrë të jem në dispozicion, për me iu tregu se për mua është i panjohur emri SIA. Për mua ky fantom ka dal nga një gazetë serbe dhe mediat e përdorin si burim të parë“, tha ai. 

Maraj ka kërkuar ballafaqim publik me Pacollin, Jeta Xharrën dhe Florin Krasniqin, duke i akuzuar ata për pasuri të paligjshme. Ai i bëri ftesë Pacollit për një debat në lidhje me disa dokumente, të cilat duhet të qojnë drejtë konfirmimit të shkeljes të ligjeve në biznes, apo pasurisë së tij në Kosovë. Dokumente këto të cilat sipas tij janë marrë nga gazeta “Iliria post”, udhëheqësi i së cilës kohë më parë ka qenë Maraj.

Ndërsa për drejtuesen e emisionit “Jeta në Kosovës”, Maraj e ka ftuar atë në debat publik në lidhje me disa shkresa për të treguar se ajo dhe BIRN, a kanë transferuar financa tek një serb në Serbi. “Unë nuk dua të komentoj apo spekuloj, por vetëm i them se a është në gjendje që t’i shoh dhe komentoi në TV publikisht para qytetarëve disa të dhëna që do t’i ofrohen”, tha ai.

Ndërsa për Florin Krasniqin deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjës, thotë se ai nuk ka bërë akuza të tilla ndaj Marajt.

Ndryshe çështja e ekzistimit të shërbimeve informative partiake është theksuar edhe në Raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. (LajmeShqip.com)