Lajme Shqip Friday, 25 October 2013 13:28

Tiranë- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se lufta ndaj krimit ekonomik të shkaktuar nga Lojërat e Fatit vijon më fuqishëm se kurrë.

Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët nuk mund të humbasin më para që derdhen jashtë shtetit me baste online në uebsajte të huaja.

“Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në toplerancë zero kundër krimit dhe kundër cdo shfaqje të krimit dhe cdo formë. E sot do flas posacërisht për atë formë të krimit që shfaqet si krim ekonomik përmes aktivitetit të Lojërave të Fatit”.

“Po kështu kemi marrë vendimi që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 700 deri në 500 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian”.

Sipas Ramës, nuk do të ketë më baste online për të kërkuar fatin jashtë Shqipërisë.
“Do kërkojmë që të gjitha kalimet e internetit për këto uebsajte dhe për këto burime të shfrytëzimit të iluzionit se mund të pasurohesh në këto rrugë do të eliminohen. Nuk do ketë baste online për të kërkuar fatin jashtë Shqipërisë”.

Sipas Ramës, gjatë kësaj kohe do të bëhet dhe një reformë rregullatore sa i përket aktiviteteve të licencuara duke u bërë thirrje të derdhin detyrimet e prapambetura.
“Kompanitë që janë të licencuara jo vetëm që duhet të derdhin të gjitha detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi, ligj që ka provuar më parë që përcakton dhe vendodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar në shkolla, spitale, banka dhe cfarë tjetër ky ligj ka të përcaktuar”.
Më tej Rama theksoi se cdo akvitetet i ligjshëm i Lojërave të Fatit duhet të ushtrojë aktivitet larg qendrave si shkolla, spitale, Banka etj.

“Afati është së shpejti në bazë të ligjit dhe në bazë të ligjit të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet të licencuar dhe që janë të rregullt në detyrimet për shtetin, të sigurojnë ato pika që nuk përmbushin kushtet e distancës nga shkollat spitalet bankat e të gjitha me radhë”. /bw/