Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 14:48

Tiranë – Kryeministri i ardhëm, Edi Rama gjatë çeljes së punimeve të konferencës dy ditore me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, e vuri theksin tek situata alarmante në të cilën ndodhen territori i vendit, ndaj për këtë arsye sipas tij problemi ka nevojë të trajtohet si një ’emergjencë kombëtare’.

Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.

“Ne jemi ne kushtet e një emergjence kombëtare dhe jemi të vendosur që gjendjen jashtë kontrollit ne territorin e endit ta trajtojmë dhe përballojmë si gjendje te jashtëzakonshme. Ne kemi sfidën e një transformimi te madh social që nis me ato dhjetëra familje që janë afruar drejt qyteteve. Duhet të mbyllet epoka ku paratë e shqiptarëve u shfrytëzuan kuturu, planet dhe zhvillimet ne qytete u bene kuturu dhe duhet të hapet një epokë e re kur një model i zhvilluar në funksion të cilësisë së saj të zërë vend sa më shpejt. Ndaj ne do të ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit. Nga sot hymë në rrugën e alternativës që ne kemi propozuar dhe votuar pasivisht për shqiptarë, që për nga ndryshimi është i krahasueshëm me ndryshimin e vitit 199”,u shpreh Rama.

Kryesocialisti Rama vlerësoi se modeli i zhvillimit i ndjekur në këto vite ka shkaktuar ‘plagë’, në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Arsyeja për këtë kaos sipas Ramës është hendeku mes ligjërimeve ne letër dhe asaj që cdo shqiptar jeton në realitet.

“Prej kohësh kemi konstatuar se modeli i zhvillimit i ndjekur gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, jetën sociale dhe ekonominë e vendit. Në fokus të debatit do jetë territori dhe ekonomia. Ne besojmë se një qasje e re ndaj territorit është e domosdoshme për të bërë një qasje të re ndaj problemeve ekonomike dhe sociale. Ne besojmë se sot vendi ka rënë pre e një zhvillimi kaotik. Jemi të vetëdijshme se pika më e dobët e konstatuar dhe nga KE dhe aleatët dhe partnerët tanë është hendeku ne rritje mes asaj që ligjerojmë në letër dhe asaj që jetojmë në realitet. Sfida nuk është të hartojmë plane të reja, por te vendosim piketat në drejtimin e vendit, ku vizioni, plani dhe jetësimi i planit të jenë bashkërisht te ndërthurur në cdo hap. Në rrugën e ndryshimit jo të kahut politik por të qeverisjes, na duhen që kapacitet ti kthejmë në një instrument pe të ndërtuar nj partneritet dhe aleancë shumë të gjerë me cdo force dhe individ jashtë nesh që ka gatishmërinë për tu bashkuar në këtë përpjekje”, tha Rama.

“Shqipëria sigurisht që në këto vite është zhvilluar, por pyetja është farë natyre ka pasur dhe sa i qëndrueshëm është ky zhvillim. Ky zhvillim a është në funksion të gjeneratës tjetër. Shqipëria ka ndërtuar, por ka shkatërruar shumë hapësirë në tokën e bukës, një zhvillim që ka sjellë transformim”, shtoi Rama duke theksduar se zhvillimi i territorit duhet të shkojë paralel me sektorin ekonomik./BW.