Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 18:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përshëndeti takimin e zhvilluar sot mes partive te vogla, lidhur me reformën zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Rama nënvizoi angazhimin e PS-së për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

“E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS-së për një reformë gjithëpërfshirëse.” thekson ne mesazhin e tij kryesocialisti Rama.

Partitë e vogla opozitare dhe të mazhorancës u mblodhën sot në një tryezë, ku dolën me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Partitë e vogla bënë të ditur se “nevojitet një reformë elektorale gjithpërfshirëse dhe transparente, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.

“Partitë e vogla kërkojnë një reformë zgjedhore që të dëgjojë zërin e të gjitha partive të tjera të përfaqësuara ose jo në komisionin e posaçëm”, – theksoi kryetari i PDS-së Paskal Milo, menjëherë pas takimit.