Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 17:59

New York- Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në SHBA, New York, është takuar sot me ish-kryeministrin britanik Toni Bler si dhe Presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim.

Lajmin e konfimoi vet kreu i qeverisë, nëpërmjet një postimi me faqen e tij në Facebook. Rama bën të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me Tony Blair dhe Presidentin e BB-së kanë qenë prioritetet e Shqipërisë.

Rama gjithashtu paralajmëroi se “së shpejti pranë Kryeministrisë do të ngrihet një njësi speciale për prioritetet e Shqipërisë”.