Lajme Shqip Wednesday, 17 July 2013 12:11

Londër – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, në Londër.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryesocialisti Rama nëpërmjet faqes së tij në ‘Tëitter’.

Vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Rama zhvilloi një një takim me Blair, të cilin e ka njohur me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit.

Gjatë këtij takimi, një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.

‘Një takim i shkëlqyer me Tony Blair, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit, për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Me Tony Blair dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, është shprehur pas takimit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e z. Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish-kryeministri britanik. 
“Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”, e ka siguruar kreun e PS-së, ish-kryeministri laburist.