Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 16:04

Kukës – Kryetari i PS-së,  Edi Rama,  ka vizituar sot në mesditë qytetin e Kukësit, ku është takuar me drejtuesit lokalë të PS-së të rretheve të Kukësit, Hasit e Tropojës.

Takimi është zhvilluar i mbyllur, ndërsa  burime nga  brenda mbledhjes pohojnë se, takimi  është përqendruar  në diskutimin e programit të PS-së  për një qeverisje të mirë.

Sipas të njëjtave burime, Rama është shprehur  se, duhet të nisë puna për  shtrirjen e programit qeverisës në popull, të cilit do t’i kërkojmë votën përmes programit  tonë.

Kryetari i PS-së u ndal edhe në nivelin në rritje të korrupsionit të qeverisjes së PD-së, në  rritjen e nivelit të varfërisë, veçanërisht në zonat rurale.