Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 15:30

Fier- Kryeministri Edi Rama gjate nje takimi te sotem me fermere te Frakulles ne Fier ka premtuar pajisjen e tyre me certifikatat e pronesise. 

Ai ka garantuar se duke qene kjo nje zone me shume fermere do t’i kushtohet interes i vecante nga ana e qeverise per ceshtjen e ujitjes dhe kullimit, shkruan panorama. 

“Jam i kënaqur që dëgjoj nga ju nevojën për t’u organizuar. Kanali vaditës dhe kullues ka 30 vjet pa pastruar. Gjëja e parë që duhet bërë është pastrimi i kanalit vaditës. Fermerët  do të pajisen me çertifikatë pronësie, ligji 7501 udhërrëfyes, dhe do nisim shpërndarjen e çertifikatave”,- tha Rama.