Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 11:19

New York- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u takua të shtunën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon nxori dje një deklaratë për shtyp, ku thotë se në takim u diskutuan përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi emërimin e një numri grash në kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur shpresën që të vazhdojë kjo prirje.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.

Zoti Ban dhe zoti Rama shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor./tema/