Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 14:20

Nju Jork-Shqiptarët duhet të zgjedhin mes një rilindje shqiptare ose një rrënimi të mëtejshëm. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me studentët shqiptarë në Nju Jork dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. 

Kreu i PS-së gjatë takimeve është ndalur tek nevojë për ndryshim në Shqipëri dhe programi i PS-së për një rilindje shqiptare.

“Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një ndryshim të qeverisë por Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të sjelljes së qeverisë dhe një ndryshim të cilësisë së qeverisjes. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të fokusohet më shumë në atë se si njerëzit jetojnë nën këtë qeverisje dhe se si njerëzit mund të gjejnë rrugën e tyre në bazë të kushteve që mund ti garantojnë barazi përballë ligjit”-tha Rama. Në të dy këto takime kryesocialisti theksoi se zgjedhja për qytetaret shqiptarë është mes një rilindje shqiptare ose një rrenimi të mëtejshëm. (LajmeShqip.com)