Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 14:26

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 

Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, gjatë takimit Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme që ai vetë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë. 
Kryeministri Rama e siguroi presidentin amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen. /bw/