Lajme Shqip Sunday, 11 March 2012 18:30

Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke reaguar mbi akuzat që kryeministri Sali berisha i bëri sot gjatë prezantimit të projekteve për Tiranën, e ka krahasuar kryeministrin Berisha me një prej emrave më famëkeq të skemave piramidale shqiptare të vitit 1997.

Në profiln personal të rrjetit social, Tëitter, Rama ka ironizuar deklaratat e sotme të kryeministrit për zhvillimin e Tiranës dhe projektet e reja.

“Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia! As sa mund të sillte Sudja zhvillim ekonomik aq mund të sjellë Saliu zhvillim urbanistik”, deklaroi Rama.

Më herët kryeministri akuzoi Ramën se gjatë 8 viteve në drejtim të bashkisë së Tiranës bëri gjithcka për betonizimin e kryeqytetit dhe dorëzoi me babëzi leje ndërtimi për pallate.

Sot kryeministri Berisha ka vizituar sot Muzeun Kombëtar ku është njohur nga afër me dy projektet për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës.

Ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga Bashkia e Tiranës për kryeqytetin, kryeministri Berisha sulmoi edhe ish-kreun e bashkisë Edi Rama që sipas tij gjatë 8 vjetëve në këtë institucion e betonizoi kryeqytetin.

Kreu i qeverisë e ka mbyllur fjalimin e tij me një batutë për kreun e opozitës Edi Rama : “Nderim për qytetarët e Tiranës të cilët më 8 maj u ndanë nga blloku dhe bllokimi, u ndanë tani ish-kryetari Rama. Tani ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta të bëjë ciu-ciu nga mëngjesi deri në darkë. Tani edhe në moshë dixhitale e sollëm”-tha Berisha. (BW)