Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 09:41

Tiranë- Kryeministri i ardhshëm Edi Rama në një intervistë në ‘Zona e Debatit’, ka shpjeguar mesazhin e 23 qershorit dhe të votës plebishitare. Rama thotë se ky është një mesazh që kërkon një ndryshim të domosdoshëm.

“Unë besoj që kjo votë plebishitare është mesazhi i qartë se nuk ju kemi zgjedhur ju, por domosdoshmërinë për ndryshimin. Bëjeni ndryshimin ose do ta paguani, ndoshta më keq se ky që na çoi në rrënim”, tha Rama, transmeton Tribuna.

Rama ka shpjeguar edhe qëndrimin e qeverisë së re në lidhje me vendet e rajonit. Deklaratat nacionaliste tha Rama, janë thjeshtë fjalime alucinante.

“Unë e kam thënë përpara dhe e përsërisë edhe sot. Natyrisht nuk marrë përsipër të shqyrtojë gjithë zbërthimin e plotë të nacionalizmit. Por unë e kam shumë thjesht. Unë e refuzojë nacionalizmin. Unë zgjedh atdhedashurinë si një motivim i brendshëm për t’i shërbyer vendit duke mos harruar asnjëherë se problemet e vendit nuk zgjidhen përmes një lufte me të tjerët”, tha Rama në intervistën e realizuar në zyrën e tij të punës në Tiranë.