Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 14:59

Librazhd- Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë, ku nuk ka thënë asnjë fjalë për emergjencën e krijuar si pasojë e reshjeve të borës.

Sipas Ramës, teksa Shqipëria është në një situatë kritike, Berisha thotë që shqiptarët duhet të mësojnë kinezçe.

“Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar! Shpikja e sotme e kryeministrit gjatë krehjes para televizioneve, teksa Shqipëria digjet nën dëborë”, tha Rama.

Kreu i opozitës ka shkuar sot në Librazhd, për të shpërndarë ndihma bashkë me socialistët e tjerë, ndërsa nesër ka paralajmëruar se do të jetë në veri.

“Sot me kryetarë socialistë bashkish për të çuar ndihma në zonat e izoluara të Librazhdit. Nesër në zonat veriore me të tjerë kryebashkiakë”, ka thënë Rama.