Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 13:15

Tiranë – Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare për të falenderuar anëtarët e Asamblesë dhe kandidatë të zgjedhur deputetë në këto zgjedhje, por edhe ata që kanë kontribuar në fitoren e 23 qershorit. Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se shqiptarët me dhënien e votës i kanë vënë përballë një sfide të madhe PS dhe aleatët.

Rama deklaroi se brenda këtij viti do të bëhet një auditim ndërkombëtar për të finance për të bërë një pasqyrë të Shqipërisë reale me atë të imagjinare.

“Na duhet të auditojmë sistemin shtetëror shqiptar për të pasur një pasqyrë të Shqipërisë reale dhe për të mos vazhduar betejën politike me dy pasqyre, një pasqyrë e Shqipërisë reale sipas nesh dhe asaj imagjinare sipas opozitës,  një auditim ndërkombëtar i financave dhe të dhënave të ekonomisë shqiptare brenda këtij viti. Është një proces i domodoshëm për të hedhur bazat e një qeverisjeje përmes së vërtetës dhe për t’u ndarë nga e gënjeshtra. Është një proces që është kthyer në model suksesi në Sllovaki. Ne duhet ta bëjmë me cdo kusht”

Ai e quajti një sfidë të jashtëzakonshme qeverisjen “për një realitet ku kudo që të hedhësh sytë duhet ndryshim”.

“Jemi thirur për të ndërtuar shtetin modern”. “Nuk duhet të përsërisim gabimet e bëra në 8 vite nga PD”- nënvizoi Rama.

Rama: Ua them hapur, askush nuk e priste këtë rezultat

Rama: Ua them hapur, askush nuk e priste këtë rezultat

Fjalimin e tij Rama e nisi duke thënë se shqiptarët me dhënien e votës i kanë vënë përballë një sfide të madhe PS dhe aleatët.
“Ne ishim të bindur në epërsinë e programit të skuadrës dhe të koalicionit tonë. Jua themi sinqerisht hapur, se askush nga ne nuk e priste këtë rezultat. Të gjithë besonim tek fitorja, por nuk mendonim se fitorja do të ishte kaq e thellë dhe shqiptarët do të na ngarkonin me një përgjegjësi kaq të madhe. Kjo fitore përbën një arsye edhe më të madhe sesa një humbje për të lexuar me shumë vëmendje rezultatin dhe për të kuptuar se çfarë kanë dashur të na thonë me këtë mandat që na kanë dhënë. Në thelbin e vet, kjo fitore është shumë e qartë; nuk është votë për të ndryshuar thjesht qeverinë, por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë dhe këtu shqiptarët na vunë përballë një sfide të madhe, të cilën mund ta fitojmë së bashku si përfaqësues të PS dhe aleatët tanë, duke nisur nga aleati ynë strategjik, LSI. Do fitojmë së bashku sfidën e jashtëzakonshme të qeverisjes përmes vlerave të atij programi që i drejtoi nga ne.”- tha Rama.

Rama: Me kete mandat ose bejme histori ose pas 4 vitesh do ndeshkohemi ne menyre historike

Ai e quajti një sfidë të jashtëzakonshme qeverisjen “për një realitet ku kudo që të hedhësh sytë duhet ndryshim”.
“Jemi thirur për të ndërtuar shtetin modern”. “Nuk duhet të përsërisim gabimet e bëra në 8 vite nga PD”- nënvizoi Rama.
“Na duhet të biem me një mendje se ky nuk është mandat i radhës për një qeverisje të radhës dhe për një grup parlamentar të radhës, por ky është një mandat që ne na vendos përballë dy mundësish. Ose të bëjmë histori ose të ndëshkoheshim pas 4 vitesh në mënyrë historike.”

Rama: Reformat e domosdoshme sapo marr qeverinë në shtator

Rama renditi një nga një reformat e domosdoshme me të cilat do të punojë sapo të marrë në dorëzim pushtetin në shtator   
-Na duhet një reformë tërësore në funksion të sundimit të ligjit dhe një riorganizim i gjithë sistemit të administrimit të territorit, si pasuri kombëtare publike.
-Na duhet të nisim nga puna për një ndarje të re territoriale të Republikës në funksion të administrimit të ri të territorit.
-Na duhet të nisim nga puna të unifikojmë policinë në mbrojtje të qytetarit
-Na duhet ndarje drastike e menjehershme e policisë që nga krimi dhe hapja e një beteje pa asnjë kompromis për të bërë që shteti të marrë në dorë territoret duke çuar drejt reduktimit shpërdorimet e pasurisë kombëtare për përfitime të kujtodoqoftë
-Na duhet të vendosim në një mbrojtje të jashtëzakonshme ujrat tokën dhe gjithë burimet e energjisë
-Na duhet të nisim menjherë transparencën për të siguruar vendimmarrje të drejtë të procesit të çuarjes deri në fund të procesit të zgjidhjes së pronës.
-Na duhen me çdo kusht me shpejtësi legalizimet në zonat informale për të garantuar brenda këtij mandati inventarizimin e pasurisë por dhe të njerëzve.
 -Na duhet të auditojmë sistemin shtetëror shqiptar për të pasur një pasqyrë të Shqipërisë reale dhe për të mos vazhduar betejën politike me dy pasqyre, një pasqyrë e Shqipërisë reale sipas nesh dhe asaj imagjinare sipas opzotëis, por një auditimi ndërkombëtar i financave dhe të dhënave të ekonomisë shqiptare brenda këtij viti. Është një proces i domodoshëm për të hedhur bazat e një qeverisjeje përmes së vërtetës dhe për tu ndarë nga e gënjeshtra. Është një proces që është kthyer në model suksesi në Sllovaki. Ne duhet ta bëjmë me çdo kusht.
-Në të njëjtën kohë të reformojmë administratën fiskale dhe të ndryshojmë sistemin e menaxhimit të doganave e taksave. Në mënyrë që paraja që publiku e adreson për intersat publike të shkojë në arkat e shtetit në sasi shumë më të madhe se shkon sot dhe nga ana tjetër të mos thithet në rrugët e arbitraritetit dhe dhunës ndaj sipërmarrësve.

PARTNERITET I NGUSHTE PRIVAT- SHTET 

Rama foli dhe për një partneritet të ngushtë mes privatit dhe shtetit.
“Buxheti i shtetit nuk është zgjidhja e probleme ekonomike të vendit. Me buxhetin e shtetit nuk mund të plotësohen shërbimet në këtë vend, për të mbrojtur popullin shqiptar nga përmbytjet…. për këtë arsye partneriteti publik- privat duhet të kthehet në një mekanizëm aktiv dhe medoemos të sukseshshëm dhe jo me një fjalë goje që katandiset në koncesione si ato që fatkeqësisht vazhdojnë dhe sot.”

Ram: Berisha të kalojë në fazë kujdestarie të mos marr më vendime

 

Rama i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, që të pajtohet me realitetin e imponuar nga populli sovran dhe të kalojë në një fazë kujdestarie, pa marrë më tutje vendime, si në funksion të vizionit apo të programit të tyre që u ndëshkua me votat e shqiptarëve.

“Jam i detyruar t’i bëj thirrje të gjithë subjekteve që përfshihen në bashkëpunim me këtë qeveri të mos e vazhdojnë bashkëpunimin. Ne do të jemi jashtëzakanisht të rreptë  me çdo produkt që lidhet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar në mënyrë plebishitare nga populli të vazhdon të marrë vendime mbi pasurinë e përbashkët të këtij populli mbi vazhdën e atyre e vendimeve që ishin arsye kryesore që e gjykuan këtë qeveri me votë më 23 qershor.”

Rama: Kemi mandatin per te bërë çdo reformë, askush s’ ka më alibi të thote nuk bëhet 

“Lavdi popullit shqiptar kemi marrë një mandat për çdo reformë të mundshme dhe askush, unë i pari nuk ka më alibi të thotë: Këtu na bllokojnë, këtu nuk mundemi. Na kanë dhënë shqiptarët çdo përgjegjësi për të kthyer me vepra ato që i kemi thënë me fjalë. Brenda dy muajsh ne do gjykohemi me vepra. Është e domosdoshme, që deputetët të ndiejnë barrën e jashtëzakonshme të këtij mandati dhe të kuptojnë se nuk është e mundur që ecja drejt BE të realizohet si veprim i 2-3 individëve, por si skuadër, ku gjithkush ka misionin e vet.” /Shqiptarja/LajmeShqip/