Lajme Shqip Tuesday, 03 September 2013 10:56

Tiranë – Vijon sot dita e dytë e mbledhjes së ‘qeverisë’ Rama në qytetin e Shkodrës. Ministrat e kabinetit ‘Rama’ mbërritën një nga një në ambientet e Hotel ‘Koloseu’ në Shkodër. Takimi pritet të zgjasë deri në mesditë.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së re, që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, nën drejtimin e Kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit, Rama, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’, bëri të ditur se rezultati i saj ishte: “piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit. /BW/